Sondazhet franceze thonë se lista e Fronti Kombëtar e Marine Le Pen, e udhëhequr nga Jordan Bardella, ka dalë në krye me më shumë se 30% të votave.
Asnjëherë RN nuk kishte arritur të merrte një përqindje kaq të lartë votash sa ajo.
Partia Rilindja e presidentit Macron, e udhëhequr nga Valerie Hayer, ka dalë e dyta me 15.2%.
Socialistët, nën drejtimin e Raphaël Glucksmann, kanë arritur 14%, ka raportuar BBC.
Reconquest i ekstremit të djathtë të Eric Zemmour ka arritur 5.5%, ndërsa krahu i majtë France Unbowed (LFI) ka marrë 8.3%.
Dhe duket se të Gjelbrit arritën vetëm 5.2% – pak më shumë se 5% e nevojshme për të shkuar në Parlament.