Kadri Murseli, është kikboksieri nga Kosova i cili e ka ‘rrëmbyer’ titullin e Evropës.
Murseli triumfoi në turneun “Phoenix Boxing Only”, që është mbajtur në Saint Julien të Francës.
Kiksboksieri kosovar e mposhti luftëtarin, katër herë kampionin maroken, Tarik Azraf, të cilin e nokautoi në raundin e dytë.
Kadri Murseli, në kiksboksin profesional i ka zhvilluar 45 meçe.
Ndërkaq në kategorinë amatore ai i ka mbi 180 luftëra.