Gjatë fjalimit të tij javor të së dielës, Papa Françesku thotë se shpreson që Izraeli dhe Hamasi të pranojnë menjëherë propozimet e paqes për armëpushim dhe lirimin e robërve “për hir të palestinezëve dhe izraelitëve”.
Papa i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të veprojë “urgjentisht” për të sjellë më shumë ndihmë në Gazën e shkatërruar nga lufta, shkruajnë mediat e huaja.
“Ndihma humanitare duhet të lejohet të arrijë tek ata në nevojë dhe askush nuk mund ta pengojë atë”, tha ai.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka dhënë gjithashtu një përditësim mbi numrin e palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori.
Kështu, sipas tyre, të paktën 37,084 palestinezë janë vrarë dhe 84,494 janë plagosur që nga fillimi i luftës me Izraelin, shkruajnë mediat e huaja.
Ministria shton se sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë 283 njerëz dhe kanë plagosur 814 në 24 orët e fundit – që përfshin “bastisjen” e djeshme izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat.
Ndërsa disa zyrtarë izraelitë janë përpjekur të hedhin dyshime mbi shifrat e fatalitetit nga Gaza, një numër grupesh të pavarura thonë se ata kanë rezultuar të jenë kryesisht të besueshëm dhe gjerësisht në përputhje me ato të prodhuara më vonë nga OKB-ja dhe vetë Izraeli.