GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Nura: T’u tregojmë liderëve të lirisë se PDK-ja në Skenderaj nuk iu ka harruar asnjëherë

23/09/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Skenderaj, ku ka thënë se PDK-ja ka qenë dhe është e lidhur me qytetarët e kësaj komune në një bosht identitar e politik që s’mund të thyhet asnjëherë as nga brenda e as nga jashtë.

Krasniqi theksoi se votuesit e PDK-së në Skenderaj, e kanë vetëm një adresë, numrin 177 dhe kandidatin Fadil Nura, i cili do ta qeverisë këtë komunë në katër vitet e ardhshme, bashkë me qytetarët e Skenderajt.

“Ne e dimë që Skenderaj asnjëherë nuk është ndalur. Por e dimë po ashtu se jo të gjitha mundësitë që i ka ky qytet, janë realizuar plotësisht. Dhe ne në Skenderaj, bashkë me të gjithë qytetarët pa dallim, do t’i japim jetë këtyre mundësive. Sepse qytetarët e dinë që këto mundësi, hapen për ta vetëm nga PDK-ja, nga partia e tyre, me të cilën kanë rrugëtuar që në ditët e para, përplot 21 vite me radhë. PDK-ja është e lidhur me Skenderajn, punon për zhvillimin e Skenderajt, dhe do të qeverisë me Skenderajn në katër vitet e ardhshme. Dhe PDK-ja në Skenderaj e ka vetëm një kandidat, e ai është Fadil Nura”.

Votuesit e PDK-së në Skenderaj, e kanë vetëm një adresë, numrin 177. Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë dhe është e lidhur me qytetarët e Skenderajt, në një bosht identitar e politik që s’mund të thyhet e as nuk mund ta thejnë. Kjo lidhje nuk është shkëputur kurrë. Prandaj, të nderuar kandidatë, është detyrë e juaja që këtë lidhje, ta bëni edhe më të pranishme, duke qenë afër dhe në shërbim të qytetarëve, për të ardhmen e fëmijëve, për perspektivën e të rinjve dhe me respekt ndaj lavdisë e historisë sonë, që në Skenderaj merr përmasa kombëtare e të përjetshme”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, tha se bashkë me të gjithë qytetarët pa dallim do të rikthejnë Skenderajn në rrugën e zhvillimit.

“PDK-ja në këtë proces ka hyrë më e organizuar dhe më e bashkuar se kurrë. Shihet se elektorati i PDK-së ka një vetëdije të jashtëzakonshme dhe të pjekur politike, dhe elektorati i PDK-së çdo ditë po dëshmon se nuk ja kthen shpinën PDK-së. Nuk e harron Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Prandaj me 18 tetor ne bashkërisht do t’ia dërgojmë edhe një mesazh të fuqishëm udhëheqësve tanë, liderëve të lirisë, paqes dhe shtetndërtimit se PDK-ja në Skenderaj është më e fortë dhe se nuk iu ka harruar asnjëherë”, tha Nura. 

Tags: 2021fadilnurapdkskenderajzgjedhjet
ShareTweetShare
Previous Post

Humanisti i njohur nga Drenica Fatmir Baliu: hynë në gare për asamble komunale në Drenas !

Next Post

Zbulohet identiteti i rusëve që u shfaqën në veri: Në çanta kishin pajisje kibernetike

Next Post

Zbulohet identiteti i rusëve që u shfaqën në veri: Në çanta kishin pajisje kibernetike

Lajmet e fundit

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.