Rreth 250 kilometra larg Prishtinës, dy kosovarë kanë gjetur strehë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Si ata të dy, ndër vite, edhe shumë pjesëtarë të tjerë të komunitetit LGBTI+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor, etj) nga Kosova janë detyruar të zhvendosen në Shqipëri, kur janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Kjo pasi që në Kosovë, edhe pse është premtuar që katër vjet, ende nuk ka një strehimore për personat e këtij komuniteti. Destinacion i tyre mbetet qendra Streha në Shqipëri.
“Streha u hap kur vumë re që, shkaku i dëshirës për të jetuar më të lirë, disa njerëz tregonin identitetin e tyre dhe, si pasojë, e humbnin vendin ku po qëndronin. Familjet i nxirrnin jashtë dhe ata ngelnin të pastrehë”, thotë drejtoresha ekzekutive e kësaj qendre, Adelajda Alikaj.