Zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, ka vlerësuar se VV-ja dhe Albin Kurti nuk e njohin konceptin e partneritetit politik.
Ai ka bërë me dije se në kohën e kur kanë qenë në koalicion protestash, VV-ja ua ka “vjedhur” zyrtarët AAK-së dhe Nismës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në atë kohë Kurti i ftonte në kafe tinëz aktivistët e këtyre partive dhe me pas i rekrutonte ata.
“Lëvizja Vetëvendosje e sidomos Kurti nuk e njeh konceptin e partneritetit politik e as koalicionin me asnjë partner kurrë. Gjatë kohës kur ishte në koalicion protestash me AAK-NISMA listën e takimeve të përbashkëta të degëve dhe nëndegve për organizim të protestave VV e përdorke për të i “ftuar” pastaj aktivistët që të braktisnin AAK dhe NISMA dhe të i bashkoheshin VVsë. Lideri i saj i ftojke (tinëz liderit të partive partnere) anëtarët e kryesisë së këtyre dy partive në kafe e darka e bile krijonte edhe miqësi përsonale me qëllim të rekrutimit në parti të tij”, ka shkruar Arifi.
Sipas tij, në të njëjtën mënyrë ia ka vjedhur Listës “Guxo”” Donika Gërvallen.
“Si duket këtë kulturë e ka aplikuar edhe tek lista Guxo/ dhe “partneriteti” me Vjosën. Pastër po shihet që ja ka “vjedhë” djathtisten Gervalla Shëarz dhe e ka shëndrruar në militante të së majtës pastërt Anti-Vjosë. Nëse partitë opozitare pas zgjedhjeve mendojnë seriozishtë që të i bashkohen VV-së është mirë me ditë në fillim se kurrë nuk do të jenë partnerë të VV-së as të Kurtit por do të shëndrrohen vetëm në një klub të nënshtruarve pa pikë dinjiteti të VV-së”, ka shkruar Arifi.