Elezi deklaroi për “Gazeta Papirus” se është intervistuar nga Policia me autorizim të Prokuroris.
“Me autorizim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, Njësia për Krime të Rënda më ka kontaktuar dhe kemi zhvillu një intervistë në cilësinë e personit dëshmitar me pretendimet të cilat janë publikuar në Faccebook nga ana ime të cilat i kemi sqaruar. Po ashtu duhet të thekson se institucioni i zbatimit të ligjit në këtë rast Polcia e Kosovës dhe Prokuroria kanë shprehur interesimin dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre tek rreziku që mund të jetë për mua dhe familjen time” deklaroi Elezi për “Gazeta Papirus”
Ai tha se ai dhe familja e tij janë në rrezik dhe se kanë marrë kërcënime serioze në rrjetet sociale.
“Mund të themi se akoma jemi në rrezik serioz, kemi marrë kërcënime serioze në komente të ndryshme në rrjetet sociale nga grupet me profile kriminale dhe terroriste dhe kjo është bërë pasiqë në një postim të Presidentes së Republikës së Kosovës jemi ekspozuar si person i cili mund të jem i dobishëm për qërime hesapesh mes grupeve dhe individëve të caktuar.” deklaroi Elezi.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, ditën e djeshme në rrjetin social Facebook, kishte shkruar se ka dyshime që presidentja Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se janë të përfshirë në spiunazh.