GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Osmani e mbështet Qeverinë Kurti për shpronësimet në veri: S’kam parë diskriminim etnik

07/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Osmani e mbështet Qeverinë Kurti për shpronësimet në veri: S’kam parë diskriminim etnik
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar në lidhje me shpronësime në veri të Kosovës, për të cilat u kritikua ashpër Qeveria e Kosovës nga ana e ambasadorëve të QUINT-it. Në një fjalë rasti në Drenas, ku po qëndronte për një vizitë, Osmani ka theksuar se e përkrah vendimin për shpronësimet, përderisa ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe me rregullat ndërkombëtare.

Shefja e shtetit theksoi se është në interes të sigurisë kombëtare që të mbrohet veriu i Kosovës nga sulmet e Serbisë.

“Është në interes nacional për shkak të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës. Ju e dini që është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e domosdoshme për sigurinë e gjithë neve, pavarësisht ku jetojmë brenda Kosovës, që veriu i Kosovës të mbrohet nga sulmet e Serbisë dhe në mënyrë që Kosova të mbrohet, ne kemi nevojë për prezencë të institucioneve tona të sigurisë, të cilat e kanë mbrojtur heroikisht dhe me sukses deri sot çdo cep të vendit tonë. Prandaj, përderisa shpronësimet janë në përputhje të plotë me ligjet e aplikueshme, me Kushtetutën e Kosovës dhe pesë hapat që janë standard për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si presidente e Republikës e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim” – tha ajo.

Tutje, Osmani ka vlerësuar se nuk ka parë diskriminim mbi baza etnike gjatë shpronësimeve në veri.

“Ku shpejgohen këto çështje në detaje nga institucionet tona te partnerët tanë dhe në mënyrë që të sigurohen që të gjithë, që e tëra që Kosova ka bërë është ka respektuar një standard të Gjykatës Evropiane, të cilin e respektojnë të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës…Unë nuk shoh në asnjë moment ndonjë tendencë për diskriminim mbi baza etnike, por thjeshtë respektim të standardeve që i ka paraparë edhe Kushtetuta e jonë edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut” – ka theksuar Osmani.

Tags: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Mënyra se si u zbatua vendimi i BQK-së për dinarin na shqetëson

Next Post

Mbi 36 mijë e 700 të vrarë në Gaza

Next Post
Mbi 36 mijë e 700 të vrarë në Gaza

Mbi 36 mijë e 700 të vrarë në Gaza

Lajmet e fundit

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.