KB Trepça ka blinduar lojtarin e skuadrës mitrovicase dhe të përfaqësues së Kosovës, Mikaile Tmusic, duke i ofruar një kontratë afatgjate.
‘Xehtarët’ kanë rinovuar me basketbollistin malazez edhe për katër sezonet e ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi mitrovicas me anë të një postimi në Facebook.
Përmes një fotografie, klubi mitrovicas ka shkruar “4+”, teksa Tmusic shfaqet duke e nënshkruar kontratën.
KB Trepça u shpall kampione e Superligës së Kosovës në basketboll për edicionin 2023-24, duke e rikthyer titullin në Mitrovicë për herë të parë që nga viti 2012.
Klubi mitrovicas synon t’i mbajë lojtarët kryesorë vendorë që i kishte sezonin e kaluar, në mënyrë që të vazhdojë të konkurrojë për titullin edhe për sezonin e ardhshëm.