“Projekte infrastrukturore të interesit publik”.
Me këtë emërtim kishte nisur çështja e shtetëzimit të disa parcelave tokë në veriun e banuar me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës më 16 janar të 2023’ës synonte shpronësimin e disa parcelave tokë në veri, e ku dy zona kadastrale në Dren dhe Leshak të Leposaviqit ishin më të theksueshmet.
Synohej – dhe madje edhe kishin nisur punimet – prë një stacion policor kufitar, e konfirmuar edhe nga vetë Policia e Kosovës; dhe e garantuar për epilog eventual nga Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Për një-qindë-e-një “arsye teknike” shtyhej konkludimi i saj; ndërsa arsyeja reale ishte rezistimi i madh ndërkombëtar – më së shumti nga BE dhe ShBA – se çështja si e tillë “ngrit shqetësime të mëdha rreth të drejtave promnësore në veri të Kosovës”.
Edhe ndërmjertësi evropian, Miroslav Lajçak, tërthorazi godiste Kryeministrin e Kosovës, Albin yKurti, për shpronësime të kryera, sipas tij, në mënyrë shqetësuese.
Edhe mbështetës të mëdhenjë të qeverisë kosovare si Viola von Cramon, kishte reaguar ashpër ndaj vendimit si “absolutisht të papranueshëm…për të cilin do t’i konfrontoj qeverinë e Kosovës”,
Çështja e shpronësimeve ishte çuar mëpastaj nëpër gjykata; e për të përfunduar më tej edhe si “kusht” për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës në vetë raportin e Dora Bakoyanis – tekst ky aq i trumbetuar nga Qeveria e Kosovës – ku kjo e fundit kërkonte edhe zotime me shkrim që s’do të bëhej në mënyrtën se si ishte bërë.
Specifikisht i referohej “rreth 100 parcelave tokë” në veri të Kosovës. Kurti, ia kishte miratuar shqetësimet e saj dhe i zotohej me shkrim – bashkë me Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën – se do t’i adresonte.
Por, pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Kurti e injoroi zotimin e dhënë dhe tokat u shpronësuan përfundimisht.
Bashkimi Evropian, pesë shtetet e QUINT-it si dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë sot dolën me një kritikë të ashpër ndaj qeverisë kosovare duke vlerësuar “u shkelën madje vetë ligjet tuaja” dhe se veprimi si i tillë nuk përkon me zotimetf e Kosovës të marra me Planin e Ahtisaarit; dokument ky mbi të cilin është shpallur Pavarësia e Kosovës dhe e njohur si e tillë.
“Qeveria shkeli ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit”, thanë BE, ShBA dhe OSBE në një komunikatë të përbashkët.
Derisa vërejtne që disa pretendues pronash në këtë rast u hoqën nga vendimet për shpronësimet, BE-ja, QUINT-i dhe OSBE-ja e quajtën “për keqardhje që Qeveria e Kosovës s’priti të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të kryhen plotësisht para se ta marrin këtë vendim”.
“Më vete, ne kemi ndarë shqetësimet tona me Qeverinë se projektligji i shpronësimit nuk është në përputhje me zotimet e Kosovës të marra sipas Planit të Ahtisaarit dhe kemi inkurajuar qeverinë që ta modifikojë ligjin në përputhje me rrethanat përpara se ta miratojë atë”, kanë shkruar ata.
Qeveria e Kosovës me shpërndarje në varg e masivisht nga Lëvizja Vetëvendosje, i reaguan ashpër të gjithëve – BE-së, QUINT-it dhe OSBE-së – duke i quajtur konstatimet e tyre si “për keqardhje, të gabuara dhe të pabazuara”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për Deklaratën e shteteve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së lidhur me vendimin e datës 30 maj mbi shpronësimin e pronës së paluajtshme në disa komuna në veri të Republikës së Kosovës. Deklarata në fjalë, konstaton në mënyrë të gabuar gjendjen faktike dhe bën vlerësim ligjor të pabazuar në argumente”, thanë nga Qeveria.
Në një pshtjellim të argumentit, Qeveria e Kosovës, iu referua raportit të dy juristëve të Këshillit të Evropës si dhe jurisprudencës së Strasburgut.
“Ligji në këtë rast është zbatuar njësoj si edhe në të gjitha rastet tjera të shpronësimit për interes publik anekënd Kosovës. Ne besojmë që të gjithë pajtohen që para ligjit të gjitha rajonet e Kosovës duhet të trajtohen njëjtë dhe në mënyrë të barabartë”, vazhduan ata.
“Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë që deklarata i referohet shpronësimit në disa komuna të Kosovës si ‘komuna me shumicë serbe’. Komunat në Kosovë kanë emra të veçantë e përkatës dhe qeveria nuk u referohet si komuna me shumicë shqiptare, serbe, turke etj. pasi kjo nuk është në përputhje me karakterin multietnik të kushtetutës së Kosovës. Shpronësimet duhen vlerësuar për nga ligjshmëria, të drejtat e njeriut dhe interesi publik e jo për nga përkatësia etnike e qytetarëve”, përfunduan nga Qeveria e Kosovës.