Në “Debat Plus”, Dardan Gashi deklaroi se një deputet/e i/e koalicionit qeverisës është pjesë e BIA-s, serbe.
Këtë nuk e mohoi pastaj deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i cili tha se “nuk më çudit nëse del dicka”. Ai tha se organet e drejtësisë duhet të merren me kërto cështje derisa shtoi se ekziston një rrezik i tillë dhe se nuk është sekret publik.
“Sa i përket Kuvendit të Kosovës, nuk më çudit nëse del diçka… Shiko pak ka rëndësi se kush është, me vetë faktin që po flitet për agjentë, spiunë, që veprohet pa dijeninë e publikut, të mos harrojmë koalicionet janë ndërmjet partive që veprojnë këtu para se me u formu VV. Pyetja duhet me u shtru më gjerë. Këto parti, persona kushdo që janë, është mirë me u marrë organet tona. Ekziston një rrezik i tillë, kjo nuk është sekret publik”, tha ai.