Analisti Rron Gjinovci, në emisionin “Konfront” në KTV, ka eskaluar në gjuhë kundër gazetarës së Nacionales Dafina Demaku.
Gjinovci fillimisht filloi provokimet se kinse veç ai po flet kundër Serbisë.
“Pse po reagon kjo zoja kur unë po flas kundër Serbisë. Kur po foli unë kundër Serbisë ti po çartesh.” – ka thënë Rron Gjinovci drejtuar gazetares Dafina Demaku.
Demaku s’e la pa reaguar në këtë pretendim absurd të Gjinovcit.
“Hajde kur të dushë i qesim CV-jat, shkojmë në AKI. Se na njohin të dyve. Rri aty, a e din kush jam unë e nga vi së pari. Drejtohu ka kamerat e lavdoje Jogusllavinë, qysh e ke lavdu” – ka thënë Demaku.
Gjinovci ka eskaluar në gjuhë duke i thënë gazetarës se “po thirrësh na babaun që të ka vdekë”, ndërkohë që në fakt prindi i gazetarës Deamku është vrarë në luftë nga forcat serbe dhe është dëshmor i Kosovës.
“Unë natyrisht që thirrëm se jam krenare e kujt jam, në kënd ke për tu thirrë ti?” – ishte përgjigja e Demakut.
Tutje Demaku është shprehur se problemi është pikërisht këtu, kur relativizohet rënia e dëshmorëve në luftë, në këtë mënyrë si bën Gjinovci.