Në një intervistë për TV Kamenica, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për rreziqet nga sulmet kibernetike, për çka tha se pritet shtimi i tyre “për shkak të suksesit tonë” ngase “ka shumë armiq që nuk na duan të mirë.
“Kemi pasur sulme kibernetike. Sulmet kibernetike presim që do të shtohen pikërisht për shkak të suksesit tonë, sepse ka shumë armiq që nuk ju pëlqen sukesi ynë. Ta zëmë E-Kosova ka 155 shërbime; prandaj ky sukses i Kosovës sa është i mirë për neve në të njëjtën e kohë duhet të na bëjë vigjilentë ndaj rreziqeve që na shkaktojnë ata të cilët nuk ia duan të mirën vendit tonë”, tha Kurti.