Njësiti FAST-ILECU, në dy ditët e fundit, ka kryer dy arrestime në bazë
të letër-rreshtimeve ndërkombëtare.
Rasti i parë u tha se është rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të Njësisë
FAST dhe partnereve ndërkombëtar, ku është arrestuar shtetasi polak, i kërkuar në bazë të letër-
rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i kërkuar është
dërguar në mbajtje.
Ndërkaq rasti i dytë është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit
ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i arrestuar është
dërguar në mbajtje.