Analisti Nexhmedin Spahiu pasi javën e kaluar tha se “shqiptarët janë llakuca”, tash ka thënë se serbët janë më të qytetëruar ndërsa shqiptarët janë më barbarë.
Këto komente Spahiu i bëri në emisinon Konfort të KTV-së.
Spahiu ka konstatuar shqiptarët janë më primitivë dhe barbarë.
“Serbët janë më të qytetëruar se ne, ne jemi më primitivë, më barbarë si popull. Ata e respektojnë ligjin e rregullin. Ata në momentin që e kanë pa që nuk është aty policia e Serbisë, por policia e Kosovës, ata i binden atij urdhri. Na as nuk dimë me përdor pushtetin kur e kemi, as nuk i nënshtrohemi pushtetit. Qe 1 vjet, a më shumë vrasje bëhen në qytetet e tjera të Kosovës apo në veri të Kosovës?” – ka thënë ai.