Kombëtarja e Shqipërisë në kategorinë e femrave është kualifikuar në “Play-Off” të Kampionatit Evropian 2025, pas fitores ndaj Luksemburgut.
Me këtë fitore, kombëtarja shqiptare në kategorinë e femrave e ka arritur suksesin më të madh në historinë e futbollit të vajza në Shqipëri.
Vashat kuqezi fituan 3-1 ndaj Luksemburgut, duke e mbyllur kështu fazën e grupeve në krye të tabelës me 9 pikë nga katër ndeshje të luajtura.
Në ndeshjen e fundit, për Shqipërinë shënuan Doci në minutën e 29-të, Krasniqi në shtesë të pjesës së parë dhe Berisha në minutën e 46-të të ndeshjes.
Kurse për Luksemburgun golin e nderit e shënoi Kremer në minutën e 91-të të takimit.