Liverpooli ka fituar në udhëtim te Southamptoni me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Ligës Premier.
Skuadra e Jurgen Kloppit ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në kampionatin anglez dhe tani i janë afruar vetëm në dy pikë Manchester Unitedit në vendin e dytë.
Reds e nisën mirë takimin duke kaluar në epërsi pas vetëm gjashtë minutave me anë të Roberto Firminos, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Mohamed Salah.
Liverpooli vazhdoi me lojë të mirë dhe gjeti edhe golin e dytë në minutën e 42-të, ku kësaj radhe shënues ishte Salah, ndërsa asistues Firmino dhe me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, vazhdoi avazi i njëjtë me Reds që dominuan takimin dhe krijuan shumë raste, sidomos me Salahn, por pa pasur fat të ngritin shifrat.
Kështu, pas 90 minuta lojë, Liverpooli merr një fitore të madhe në udhëtim te Southamptoni me rezultat 2-0.
Pas kësaj fitore, Reds rikthehen në pozitën e tretë me 54 pikë, ndërsa Southamptoni renditet në vendin e 18-të me 26 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Southamptoni udhëton te Burnley, ndërsa Liverpooli e pret në shtëpi West Hamin.