Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje në Prishtinë në lagjen “Qëndresa”.
Persona të panjohur të armatosur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në të cilën nuk ndodhej askush nga familjarët dhe që aty kanë arritur që të marrin ora të cilat kapin shifrën e 70 mijë eurove.
Dy viktimat, shtetas të huaj, kanë denoncuar rastin në Polici ku më pas njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërkohë që janë ndërmarrë veprimet hetimore për të identifikuar të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen personat që dyshohen se kryen veprën.