Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar fushatës në luftën kundër diskriminimit, duke e konsideruar diskriminimin dhe bulizmin, si një plagë që dëmton të ardhmen e qytetarëve.
Presidentja këtë qëndrim e shfaqi drejtpërdrejt në rrjetin e saj facebbbok, ndërsa u plasa në tri gjuhë.
“Kjo nismë është një thirrje për veprim, një thirrje për çdo individ, shkollë, biznes dhe institucion të bashkohen me ne në këtë luftë të drejtë. Me këtë kampanjë, ne premtojmë të qëndrojmë krah për krah me çdo viktimë, të ngremë zërin për të drejtat e tyre dhe të krijojmë një ambient ku secili ndihet i pranuar dhe i respektuar”, thotë ajo.
Sipas presidentes Osmani, ne duhet të jemi modeli që duam të shohim në botë, duke treguar se respekti dhe dhembshuria janë më të fuqishme se urrejtja dhe paragjykimi “#StopDiskriminimit”, shkruan ajo.
Kujtojmë se kësaj fushate i janë bashkuar edhe përfaqësues të Bashkimit Evropianë e ata të shoqërisë civile që merren me luftën kundër diskriminimit.