Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka hedhur akuza që partia e Shaip Kamberi kanë bërë marrëveshje sekrete me Listën Serbe.
Arifi ka thënë se sipas informacioneve Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani kanë bërë marrëveshje për komunat shqiptare Preshevë dhe Bujanoc, marrëveshje paszgjedhore me Listën Serbe.
“Partia Shaip Kamberit me marrëveshje paszgjedhore sekrete me Listën Serbe (SPS/SNS). Sipas gjitha informacioneve në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani kanë bërë marrëveshje për komunat shqiptare Preshevë dhe Bujanoc, marrëveshje paszgjedhore me Listën Serbe”, ka shkruar Arifi.
Ai tutje ka thënë se kjo ka qëllim dëmtimin e partive shqiptare.
“Kjo ka qëllim dëmtimin e partive shqiptare, konkretisht Alternativën për Ndryshim partinë më të madhe në Luginë, ta ndali nga fitorja e nesërme”, ka përfunduar Arifi.