Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Gjermanisë Jugore.
Në qytetin e vogël bavarez të Fischach pranë Augsburgut në veriperëndim të Mynihut, lumi “Schmutter” doli nga shtrati, duke përmbytur një pjesë të hekurudhës.
Rrugë dhe fusha u zaptuan nga uji, teksa policia drejtoi trafikun larg zonave të prekura.
Ekspertët nga Shërbimi Meteorologjik i Gjermanisë parashikojnë më shumë shira të dendur gjatë natës, veçanërisht në shtetin lindor të Thuringia, Bavarinë veriore dhe shtetin jugor të Baden-Wuerttemberg.