Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejës, saktësisht te Parku i Biznesit.
Si pasojë katër persona janë lënduar, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, raporton Zeri.info.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor, që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.