Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, vazhdon të insistojë në rrugën e cila e zgjidh problemin me Serbinë.
Ai ka vlerësuar se ripercaktimi i kufijeve është e vetmja zgjidhje e konfliktit shqiptaro-serb.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjendja aktuale e status quos po e mban të ngrirë konfliktin me Serbinë.
“Gjendja aktuale e status quos, apo ajo e mundshmja me asociacion e vazhdon agoninë tonë shoqërore dhe e mban të ngrirë konfliktin me Serbinë. Nëse nuk duam t’ua lëmë barrën e konfliktit gjeneratave të ardhshme zgjidhja e konfliktit shqiptaro-serb kalon përmes reciprocitetit në mes të veriut dhe Kosovës Lindore deri në ripërcaktim të kufijve”, ka shkruar Murati.