Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 1 qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve duke njoftuar se me këtë rast para disa ditësh ka vizituar librarinë “Dukagjini”.
Gjatë kësaj vizite, e para e vendit ka pasur një bashkëbisedim me fëmijët për të cilët thotë se ishin fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion.
Ajo ka falënderuar librarinë “Dukagjini” për ftesën si dhe fëmijët e mësuesit për ndarjen e këtyre momenteve brenda hapësirës së librarisë.
“Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion. Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, ka shkruar Osmani në Facebook.