GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Grupi i Radojçiqit po lëviz shpesh afër kufirit të Kosovës

01/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:4 mins read
Grupi i Radojçiqit po lëviz shpesh afër kufirit të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi i terroristit serb, Milan Radojçiq po lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, thotë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Sipas tij, ky grup paraqet kërcënim për sigurinë e vendit, derisa mbetet i pandëshkuar për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit. Krahas kësaj, Maqedonci thotë se prezenca e madhe ushtarake e Serbisë përgjatë vijës kufitare me Kosovën, stërvitjet e shpeshtuara në brezin kufitar, si dhe militarizimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina, janë rrezik për destabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor.

Maqedonci kërkon nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë të gjithë pjesëmarrësit në sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas tij, grupi i Radojçiq ka qenë i mbështetur nga strukturat e sigurisë në Serbi.

Maqedonci: Grupi i Radonjçiq lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës

“Përderisa grupi i Banjskës mbetet i pandëshkuar në Serbi. Grupi që ka zhvilluar sulmin terrorist me qëllim të aneksimit të një pjese të territorit tonë. Pavarësisht veprimeve të këtij grupi, pavarësisht dëmeve që i ka shkaktuar stabilitetit dhe sigurisë dhe aktit terrorist, vazhdon të mbetet i lirë në territorin e Serbisë. Nga drejtori i policisë disa herë është theksuar fakti dhe janë prezantuar informacionet për përfshirjen e këtij grupi në përgatitjet e ndryshme brenda territorit të Serbisë. Kjo mban situatën fragjile të ndjeshme dhe paraqet kërcënim për vendin tonë. Duke i shtuar faktin se ky grup ka qenë i mbështetur nga strukturat e sigurisë së Serbisë, duke marrë parasysh evidencat që janë gjetur, me theks të veçantë sistemet e armatimit që janë përdorur nga ky grup që kanë qenë sisteme të prodhuar në fabrika në Serbi dhe që nuk mundet të blihen në treg komercial…Fakti që ky grup vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe që lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, vazhdon të mbetet një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin. Vlen të theksohet se për herë të parë pas 25 viteve në tri vitet e fundit, Policia e Kosovës ka arritur të shtrijë rendin dhe ligjit në veri. Qeveria ka shtrirë sovranitetin në atë pjesë”, thotë Maqedonci.

Ai deklaron se Serbia përmes stërvitjeve ushtarake përgjatë brezit kufitar dëshiron t’i bëjë presion Kosovës, andaj vazhdon të paraqes kërcënim për vendin.

Maqedonci: Serbia ka prezencë të madhe ushtarake përgjatë vijës kufitare me Kosovën

“Të pasurit e grupeve, strukturave dhe njësive ushtarake në jug të territorit të Serbisë dhe prezenca ushtarake e shtuar shpeshherë përgjatë vijës kufitare me Kosovën. Prezenca e këtyre bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe jo shumë larg kufirit me Kosovën vazhdon të paraqes kërcënim për vendin tonë. Duke i shtuar kësaj pastaj këtë çështjen e stërvitjeve, me të vërtet vlerësojmë se minimalisht nuk është e hijshme që një vendi fqinj t’i dërgohet ushtri për të kryer stërvitje në kufirin e tij. Vlerësojmë se kjo është një formë presioni që Republika e Serbisë vazhdon të zbatojë kundrejt Republikës së Kosovës”, shton ai.

Ndërkaq, ai veçon edhe militarizimin e Serbisë nga Rusia dhe Kina, që sipas tij, paraqesin kërcënim për destabilizimin në tërësi të Ballkanit Perëndimor.

Maqedonci: Militarizimi i Serbisë i kontribuon destabilizimit të Ballkanit

“Bazamenti i problematikës me Serbinë gjithmonë është politik, duke pasur parasysh faktin se Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste dhe agresive jo vetëm me Kosovën, por edhe me vendet të tjera. Vazhdon të mbajë në Kushtetutën e saj Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë. Pastaj, normalisht militarizmi dhe vendosja e shumë njësive ushtarake në jug të territorit të Serbisë, jo larg kufirit me Kosovën është një tej zgjatje ushtarake e synimeve hegjemoniste. Ky militarizim po i kontribuon destabilizimit jo vetëm të vendit tonë por edhe të gjithë Ballkanit në tërësi. Pavarësisht kësaj ne jemi të vendosur që të me çdo mjet dhe çdo mundësi të mbrojmë integritetin territorial të vendit dhe sovranitetin, gjithmonë në bashkëpunim me aleatët dhe me trupat ndërkombëtare që janë në Kosovë”, thekson Maqedonci.

Duke folur për luftën hibride ruso-serbe, ai thotë se kanë ndërmarrë hapa për t’u mbrojtur, derisa thekson se qëllimi është destabilizimi dhe skepticizmi për rrugën e integrimit euro-atlantik.

Maqedonci: Kemi marrë hapa për mbrojtjen nga lufta hibride ruso-serbe

“Kemi qenë dëshmitarë të disa sulmeve kohëve të fundit, sidomos pas mbështetjes që i kemi dhënë Ukrainës. Sulme kibernetike nga grupe të ndryshme joformale ruse, por ne kemi edhe prezencë të lajmeve të rrejshme, dezinformata që në mënyra të ndryshme paraqiten jo vetëm në portalet e Serbisë por edhe këtu. Qëllimi është destabilizimi, skepticizmin për rrugën e integrimit euro-atlantik por edhe elementëve të tjerë. Lufta kibernetike, lufta me dezinformim dhe lajmeve të rreme është një prej elementëve që kompletohet me element të tjerë siç ka qenë grupi i Radojqiq dhe prezenca e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës”, përfundon Maqedonci.

Tags: Ejup MaqedonciKufiri KosovesMilan Radojçiç
ShareTweetShare
Previous Post

Protestuesit pro-palestinezë pushtojnë muzeun e New Yorkut

Next Post

Vdes ish-komandanti i UÇK-së

Next Post
Vdes ish-komandanti i UÇK-së

Vdes ish-komandanti i UÇK-së

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.