Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Enisa Nikaj, është nderuar për arritjet e saj nga Këshilli Qytetit të New York-ut.
Artistja që jeton në Amerikë, njihet për vokalin e saj unik dhe për një mori këngësh, duke vulosur emrin në arenën ndërkombëtare, sikurse shumë artistë të tjerë shqiptarë.
“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi, pas asgjë në emrin e tyre. Edhe pse jam lindur dhe rritur në Qytetin e New York-ut, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, e rrënjët shqiptare që i morëm nga në Tuzi i Malit të Zi”, shkroi Enisa në një postim në Instagram, duke folur për këtë arritje.
“Tani prej prindërve, që vinin nga një qytet i vogël arrita të nderohesha për arritjet e mia në qytetin më të madh në botë, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit të Qytetit për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën, krenare që isha ndër e para që hapa rrugën për brezin e ardhshëm”, theksoi mes tjerash ajo.