Rinas Demiri, biznismeni gjilanas, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ në Gjilan, është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme. Siç mësohet, Rinas Demiri ka rrahur nënën e tij.
“Me datën 29.05.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën hetimit të rastit “Dhunë në familje’’ ku dyshuari R.D. kishte ushtruar dhunë në familje“, tha Hashani.
Rinas Demiri është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Tutje, bëhet e ditur se Rinas Demiri, pas një kontrolli të Policisë kishte poseduar edhe armë ilegale në shtëpinë e tij, duke iu konfiskuar tri armë dhe 127 fishekë.