Olympiacos e ka fituar Ligën e Konferencës, duke e mposhtur Fiorentinën në vazhdime me rezultat 1-0, pasi koha e rregullt nuk prodhoi gola.
Viola mendoi se kishte shënuar në minutën e nëntë përmes Cristiano Biraghit, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 22-të, skuadra nga Serie A kishte një tjetër rast të artë, por kësaj here Giacomo Bonaventura nuk arriti të mposhtë Konstantinos Tzolakis.
Rastin e parë serioz për Olympiacosin e krijoi Daniel Podence (25’), por portieri i Fiorentinës ishte i vëmendshëm.
Ishte një dominim i lehtë nga Fiorentina në 45 minutat e parë, por që kishte shumë gabime në fazën e sulmit.
Pjesa e dytë nisi me një tempo të qetë, me dy skuadrat që synon të përfitonin nga gabimi i ndonjërës.
Por, me kalimin e minutave edhe rastet për gol u intensifikuan – mirëpo nuk kishte sërish gol.
Christian Kouame krijoi një mundësi të mirë shënimi në minutën e 69-të, ndërsa portieri i skuadrës greke bëri një pritje bravuroze.
Vicente Iborra (80’) i Olympiacosit bëri një harkim brilant në zonë, mirëpo bashkëlojtari i tij që goditi me kokë ishte i pasaktë, pasi topi shkoi ngjitur shtyllës së majtë.
Koha e rregullt e finales së Ligës së Konferencës dhe kështu dy skuadrat shkuan në vazhdime.
Dy herë nga 15 minuta ishin edhe më të varfër, përveç rastit kur Ayoub El Kaabi (116’) përfitoi nga një gabim nga mbrojtja e skuadrës italiane dhe shënoi golin e vetëm të finales për të triumfuar 1-0.
Kështu, Olympiacosi fitoi Ligën e Konferencës, duke siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Evropës për sezonin 2024/25.
Ky njëherësh është trofeu i parë Evropian për cilen do skuader Greke deri në histori të garave Evropiane.