Në të gjitha pronat e Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A në veri të Kosovës, janë vendosur tabelat me simbolet zyrtare shtetërore.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Faruk Mujka.
“Një hap tutje”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Po ashtu në muajin marsin Ministria e Infrastrukturës ka vendosur tabela me emërtimet shqip të vendbanimeve. Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore janë zëvendësuar me tabela, në të cilat, emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe.
Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej në gjuhën shqipe.
Por këro tabela, u vandalizuan menjëherë pas vendosjes.