Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dhënë një deklaratë mbrëmjen e kaluar lidhur me sulmin në Rafah, që la të vrarë të paktën 45 persona.
Sipas tij, sulmet izraelit në atë pjesë ishin “gabim tragjik”.
Në anën tjetër në fjalimin e mbajtur sot në parlamentin izraelit, ai u zotua se do të fillojnë hetimet lidhur me këto sulme.
“Në Rafah, tashmë kemi evakuuar rreth një milion banorë dhe pavarësisht përpjekjeve tona më të mira për të mos i dëmtuar civilët, për fat të keq kanë ndodhur gabime teknike gjatë mbrëmjes së kaluar”, shtoi Netanyahu
Ndryshe nga sulmet izraelite në Rafah kanë humbur jetën të paktën 45 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, ku sulmet ajrore izraelite kishin për cak kampin e palestinezëve të zhvendosur në jug të qytetit të Gazës, Rafah.
Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqin shpërthimet të fuqishme si dhe zjarr që shkatërronte gjithçka.