Panathinaikos arriti ta largojnë nga froni kampionin në fuqi Real Madrid, teksa fituar në finalen e Euroligës me rezultatin 95:80.
Finalja në “Uber Arena” të Berlinit ishte një spektakël i vërtetë dhe veçanërisht mbresëlënës fillimi i lojës, në të cilin loja u luajt “pa mbrojtje” me një numër të madh koshash.
Real Madridi hyri shumë më mirë në ndeshje dhe në fazat e para të duelit kishte një epërsi dyshifrore prej 12 pikësh. Dzanan Musa shkëlqeu në fillim të lojës dhe ishte lojtari i parë që arriti pikë dyshifrore në fund të çerekut të parë.
Panathinaikos zgjohet vetëm në fund të çerekut të dytë, por Mbretërit shkuan në pushim me rezultatin 54:49.
Në fillim të pjesës së dytë, Kostas Sloukas goditi një trepikësh dhe Panathinaikos u rikthye plotësisht në lojë, për të kaluar në epërsi në minutën e pestë të çerekut të tretë (58:56).
Më pas erdhën problemet për Real Madridin, pasi Panathinaikos i çmendi me një lojë fantastike në mbrojtje.
Kendrick Nunn dhe Kostas Sloukas shkëlqyen në fillimin e çerekut të katërt, dhe më pas Panathinaikos bëri një ecuri të shkëlqyer dhe mori një epërsi prej nëntë pikësh.
Në fund, Panathinaikos arriti të fitojë titullin që prej 13 vitesh priste, pasi fitores 95:80.
Ky është titulli i shtatë i kampionatit evropian për Panathinaikos, që këtë herë të drejtuar nga trajneri i madhi Ergin Ataman.
Sloukas shënoi 24 pikë, Nunn 22 dhe Lessort 17 në ekipin fitues. Musa ishte më efektivi te Real me 15 pikë.