Kualicioni VV-PDK duket të jetë një rast dhe shans i mirë për balancim dhe riformësim të politikës kosovare. Fillimisht një përkrahje e imja individuale nuk ka të bëjë ndonjë interes të këtyre partive apo timin personal. Pikëpamjet e ima politike lidhen dhe kanë të bëjnë me kontrollet dhe balancat politike në vend dhe arritjen e një sistemi optimal për kushtet aktuale në interes të publikut. Janë disa arsye që më bëjnë me mendu që kjo është rruga e duhur në këtë fazë që gjindemi:
- VV e Albin Kurti nuk janë më ata të 50% shit. Baza e tyre është rreth 20% e pjesa tjetër rreth 25% ka qenë një frymë dhe fakti që kanë qenë alternativa e vetme. Ishte një situatë e jashtëzakonshme ku kjo parti ishte zgjidhja e vetme kundrejt një establishmenti politik të shumë konzumuar me dekada. Kjo gjendje nuk është më. Sidomos dy parti opozitare kanë lëvizur me njërëz, ekipe dhe relativisht frymë të re. Pushteti e ka konzumuar VV. Kjo parti ka punësuar militantët e saj nëpër borde e ministri, ngjashëm sikur partitë tjera dhe ka menaxhuar keq ekonominë. Mos të e teprojmë me VV, se ajo ka bërë edhe gjëra të mira. Korrupcioni nuk është më pandemik, ajo mbetet bindshëm partia më e madhe në vend dhe do ketë ndikim edhe një mandat.
- Bazuar në pikën 1, tash Albin Kurtit, i cili është i lodhur e raskapitur duke marrë të gjithë barrën dhe vendimet vet qe gati 4 vite, po kërkon një partner me bashkëqeverisë. Sidomos i duhet me i marrë vendimet më të rëndësishme sikur asociacioni që kërkojnë në konsensus më të gjërë. Duket sikurse ai vet nuk dëshiron të bëjë këtë lëvizje. Opcionet e tija janë: LDK, PDK, ose AAK në një rast ideal. Njëra nga këto (apo dy..a po të trijat) duhet të bëhen pjesë e qeverisë dhe ky është theksi dhe për cka po shkohet në zgjedhje të parakohshme.
- LDK ka një strategji politike, që personalisht nuk e preferoj, por e kuptoj. Kjo parti është deklaruar disa herë që dëshiron me qenë pjesë e qeverisë vetëm kur e fiton shumicën vet. Një zgjidhje e tyre që ka disa efekte: (a) I vetpërjashton nga opcioni me qeverisë bashkë me VV; (b) ju siguron vendin në opozitë; dhe (c) Ndoshta ju jep kohë me u forcu edhe 2 vite në opozitë.. Pra, ndoshta një konkluzion tjetër është që LDK nuk dëshiron me qenë pjesë e një koalicion. Përshtypja ime para disa muajsh ka qenë që një koalicion LVV-LDK është shumë i mundshëm, por ndoshta ka qenë vet LDK që është largu nga kjo qasje skajshmërisht dhe tani nuk është një opcion. Për më tepër, ky qëndrim i LDK nuk është i ri. Kjo parti ka refuzu sistematikisht me bashkëvepru dhe me u koordinu edhe me opozitën, sidomos me PDK. “Nuk jemi një, ne dallojmë” “Mos na bëni bashkë, nuk jemi”.. kështu janë deklauar me dhjetëra herë.
- Nëse LDK nuk është një opcion, atëherë topi bie tek PDK si një partner tjetër serioz për LVV për një qeverisje të ardhshme. Kjo parti ka filluar një transformim gjeneracional në lidership dhe ka një ekip shumë të mirë dhe esksperiencuar. Megjithatë, duket që fokusu tek Haga i ka ngadalsuar reformat dhe transformimin. PDK nuk ka arritur me komplu reformën dhe tranzicionin. Sidomos kur ka prezentuar një kandidat tjetër prej kryetarit për kryeministër aty kemi parë një krizë në parti, për shkak se tek ekipi i ri i saj, kjo parti ka së paku 5-6 kandidatë shumë të mirë që mund të garojnë për KM, sidoqoftë. Nëse reforma ma mbetur në gjysmë, agrumenti im kryesor është që një koalicion i PDK me VV do e vazhdoj reformën brenda PDK. Një PDK e fortë, e transformuar është në interest të madh për Kosovën. Një PDK që lëvizë nga një parti e muskujve tek një parti e trurit. Një koalicion me VV do e lëvizë këtë parti në këtë drejtim. Ndërsa vlera e shtuar për qeverinë e ardhshme është eksperienca shumë e mirë e PDK në diplomaci, dicka që Kurti po ka shumë telashe të mëdha gjatë mandatit të tij. Ka shumë pozitive që mund të nxiren nga nja koalicion i tillë win-win, por tani po flasim për një perspektivë më të gjërë.
- Nëse LVV-PDK do të bëjnë një koalicion qeverisës, atëherë edhe LDK do të fitoj për shkak se kjo është edhe startegjia e saj: të mbetet partia e vetme e madhe në opozitë. Kjo strategji ja mundëson një fitore ndoshta LDK diku në vitet 2027-2028, dhe kjo është ajo që dëshiron kjo parti: të fitoj zgjedhjet dhe të zgjidh vet partnerët dhe të drejtoj qeverinë në kushtet e saja. LDK mesiguri që llogaritë që ky mandat i ardhshëm qeveritar mund të mos zgjatë shumë, për shkak të pozitës së Presidentës që skadon së shpejti. Pra ndoshta, LDK e shef si afatshkurtër këtë mandat. E për PDK në anën tjetër, përpos nxitjes eventuale të reformave brenda, edhe një ndihmesë e madhe me Hagë do të ju mundësohet nga një koalicion me VV në qeveri. Interesi më i lartë strategjik i PDK në një koalicion me VV mbetet pastrimi i partisë nga figurat që dyshohen apo kanë të kaluar problematike. Nëse këtë nuk e bënë PDK edhe gjatë 1-2 viteve të ardhshme, LDK do ketë mundësi të i largohet me integritet dhe performancë politike vitet e ardhshme.
- Ndoshta roli i AAK është më i cuditshmi. Kjo parti, më e vogël, po kërkon një rol. Në parim, nëse VV kishte qenë aq e fuqishme si më herët, rëndësia e AAK do të rritej dhe do të mund të ishte një partner i vogël qeveritar (pa PDK e LDK, për VV). Por ky nuk duket se është rasti. Tani AAK ka marrë anën e LDK e cila është në pozitë krejtësisht tjetër dhe po ndej lojën dhe stregjinë e saj. Sot menaxhmenti i AAK kishe thënë që PDK po e ‘ndanë’ opozitën, por ai kishte harruar që ka qenë vet LDK që ka refuzuar me bashkëpunu me partitë tjera opozitare për shkak të strategjisë së saj. Kështu AAK është bërë një mjet i LDK për interesant e kësaj të fundit politike. Puna më e mirë e AAK mundet me qenë me ndejt më neutrale dhe e ‘parëndësishme’ dhe të mundohet të futet në një koalicion kushdo që hyn në qeveri. Pozicionit e forta aktualisht nuk e ndihmojnë aspak qëllimet e AAK.
- Dhe në fund, opcioni një qeveri pa LVV nuk duket i arsyeshëm për shkak se opozita ka dështu dhe nuk ka pranuar me u koordinuar mes vete për me ndry qeverinë LVV. Nëse ky ka qenë rasti qe 3 vite, pse tash të konsiderohet si opcoin serioz? Ky nuk është një opzion i arsyeshëm dhe nuk duket me qenë mundshëm për shkak se fuqia e VV nuk ka rënë në atë masë që kjo të jetë e mundshme. Rjedhimisht, LVV do të vazhdoj të jetë partia e parë dhe me shumë gjasë pjesë e qeverisë. E nëse LDK refuzon të bashkëpunoj, pse PDK nuk duhet të shfrytëzoj rastin e saj ndoshta të vetmin?
Për këto arsye lartë një koalicion mes LVV dhe PDK duket opcioni më i mundshëm dhe arsyeshëm për momentin. LVV nuk duhet të qeverisë më vetëm dhe i duhet një partner. PDK i duhet të vazhdoj reformat dhe i duhet të jetë në qeveri të ndihmoj njerëzit e tyre. E LDK i duhet të jetë në opozitë ende që të arrijë qëllimin e saj strategjik e të qenit partia e vetme e madhe opozitare dhe eventualisht të i fitoj zgjedhjet diku në vitet e mëvonshme të të 2020-ave.