Asambleja parlamentare pritet që të debatojë edhe për miratimin e kërkesës së Kuvendit të Kosovës për avancim të statusit nga vëzhgues parlamentar në anëtarë të asocuar.
“Në takimin në Sofje, deputetët e vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë dhe do të miratojnë vendime për kërkesat e Maltës dhe të Kuvendit të Kosovës për t’u bërë delegacione të anëtarëve të asocuar. Ndër temat e forumit do të jenë sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me strategjitë për të mbështetur partnerët në rrezik”, thotë Asambleja Parlamentare e e NATO-së.
Kosova për shumë vite ka statusin e anëtarit vëzhgues, që është niveli më i lartë i pranisë në Kuvend deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Aleancën Veriatlantike.