Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në afërsi të fshatit Smrekonicë.
Bëhet fjalë për një vetaksident të rëndë, ku vetura ka goditur anësoret e rrugës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se nga ky aksident është lënduar shoferi i veturës.
“Në aksident është përfshirë një veturë, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës”, tha Zahiti.