Janë regjistruar 4 raste të infektuara me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ndërsa nuk është raportuar asnjë viktimë nga ky virus.
Insituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë shëruar 5 persona. Në total numri i rasteve aktive është 170.
Ministria ka informuar edhe p♪7r procesin e vaksinimit.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës. Deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.