Një person në Gjakovë është ndaluar nga disa persona të panjohur derisa ishte duke vozitur.
Gjakovari ka raportuar në polici se deri sa kishte qenë duke e drejtuar veturën, ishte ndaluar nga 7-8 persona të panjohur të cilët kishin qenë me dy vetura, katër prej tyre të armatosur dy me armë të gjata e dy me të shkurta.null
“Të dyshuarit viktimën e kishin nxjerr nga vetura, njëri prej të dyshuarve e kishte goditë me kondak të armës së gjatë në fytyrë, ndërsa të tjerët ja kishin dëmtuar veturën me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga ai lokacion ku dyshohet se me armë kanë shtënë disa herë në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për ndonjë person ta arrestuar”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet./Gazetapapirus.Com/