Një person është gjetur pa shenja jete në Skenderaj.
Policia njofton se rasti është lajmëruar nga një dëshmitar i cili e kishte gjetur viktimën në pyll.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.