Derisa Tahiri po përgatitej për t’iu adresuar mediave. deputeti i VV-së Dimal Basha e pengonte nga prapa.
“Hiqmu qafe”, u dëgjua të pëshpëriste me zë të ulët Tahiri, derisa Basha po i fliste nga pas.
“Veç pak, a do me iu kallxu që kena punu mirë, i ka ra pishman për qita s’po e majmë debatin”, i tha Basha, Tahirit.
Me një buzëqeshje të lehtë, disi i vendosur në siklet, Tahiri i kërkoi përfundimisht deputetit Basha të largohej nga aty.
“A po më largohesh Dimal prej këtu kadale”, i tha Tahiri dhe vazhdoi me deklarimin para mediave.