Një zyrtar i bankës në Podujevë ka raportuar në polici se që nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar deri më 12 mars të këtij viti, nga klientë të ndryshëm në bankë janë deponuar para të falsifikuara.
Shuma e të hollave që dyshohen që s’janë të vërteta është 886 euro, ndërsa ato janë nga 2 euro dhe kartëmonedha nga 50 euro.
Raportimi në polici u bë të enjten, ndërsa rasti është cilësuar “Falsifikim i parasë”.