Pothuajse 12 orë nga tentim vrasja në Pejë, Policia ende nuk ka arritur ta lokalizoj dorasin,
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim 21 vjeçarin nga fshati Ozdrim i komunës së Istogut, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.
Agron Gashi sipas Policisë dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë.
Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë ose e-mail: info@kosovopolice.com
Policia ka publikuar edhe fotografinë dhe shënimet e tjera të të dyshuarit bazuar në ligj dhe me autorizim të Prokurorisë së Pejës.