Zelensky e cilësoi Ramën si “një mik të madh të Ukrainës”.
Ai tha se kanë biseduar për Samitin e Paqes që pritet të mbahet në Zvicër dhe e ka falënderuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë.
Shefi i shtetit ukrainas theksoi se e ka informuar shefin e qeverisë shqiptare, për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.
“I telefonova kryeministrit Edi Rama, një miku të mirë të Ukrainës lidhur samitin e ardhshëm të Paqes dhe falënderova kryeministrin që konfirmoi pjesëmarrjen e Shqipërisë atje. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, tha Zelensky.