Një person ka marrë lëndime të rënda në këmbë pasi gjatë një përleshje është goditur me mjet të mprehtë nga një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:31, në Prishtinë.
Tutje thuhet se viktima sipas mjekëve pas një një intervenimi kirurgjik është jashtë rrezikut për jetë.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në këmbë pasi gjatë një përleshje është goditur me mjet të mprehtë, nga i dyshuari kosovar. Viktima sipas mjekëve pas një intervenimi kirurgjik është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.