Janë gjetur disa bimë kanabis sativa në pronën e një qytetari në Rahovec.
Policia thotë se bimët dyshohet se janë të egra dhe kanë mbirë vetvetiu.
Më tej, bëhet e ditur se këto bimë janë shkatërruar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.
“Në pronën e dëshmitarit mashkull kosovar janë gjetur disa bimë kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e DHTN-së të cilët kanë vërejtur se bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura, gjë që ngrit dyshimet se janë bimë të egra të cilat mbijnë vetvetiu. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.