Dyqani i telefonëve, “Mobil Shop Fita” nuk po “rehatohet” me shtetin.
Dogana ka trokitur përsëri në derën e biznesmenit, kësaj radhe për të shqiptuar dënim për kundërvajtje.
Burime të Indeksonline pohojnë se ai është dënuar me 8200 euro, pasi disa telefona që posedonte nuk ishin as të regjistruar e as nuk kishin dokumente përkatëse.
Kjo nuk është hera e parë që Dogana e Kosovës gjen mall të tillë tek i dyshuari.
Rreth dy javë më parë, Dogana konfiskoi 28 telefona, në vlerë mbi 15 mijë euro, në po të njëjtin mobilshop.
Të njëjtit dyshohet të kenë qënë pa dokumente dhe ka pasur dyshime në cilësinë e tyre.