Disa serbë të veriut janë mbledhur para Bankës Postare të Kurimeve në veri të vendit, të mbyllur para pak çastesh nga Policia e Kosovës.
Në këtë pjesë të veriut aktualisht ndodhen edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Rreth këtij aksioni të Policisë së Kosovës ka reaguar edhe ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, i cili tha se një gjë e tillë ka ndodhur me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë.
“Sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi. Përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar”, ka shkruar Sveçla.