Siç njofton Policia e Shtetit, lidhur me rastin është arrestuar një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë të caktuar të parave.
Gjatë kontrollit fizik të të dyshuarit A.Ç, janë gjetur një shumë parash (euro dhe lekë), dokumentet dhe sendet e tjera të vjedhura nga automjeti i shtetasit kosovar.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.