Si pasojë e një aksidenti në rrugën “Fehmi Agani”në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta, kanë mbetur të lënduar tre persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Fehmi Agani”në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.