Këta qytetarë kanë kërkuar që ky vend historik për shqiptarët të ketë roje dhe të mos keqpërdoret nga askush.
Kërkojmë nga shteti që tani e tutje ky vend të ketë roje nga ushtarët e FSK-së ose Policia e Kosovës, sepse ky simbol i shenjtë nuk guxon të nëpërkëmbët nga askush, kjo kullë vrojtuese bartë një histori në vete dhe nuk guxon të nëpërkëmbët nga askush”, thonë në reagimin e tyre këta qytetarë.
Ditë më pari qarkulluan lajme se një flamur i Serbisë është vendosur në kullën vrojtuese të Koshares.