Pushuesit kosovarë në Shqipëri po vazhdojnë me ankesat e tyre për trajtimin që po u bëhet nga stafi i bizneseve private afër zonave të plazhit.
Një pushues është shprehur i indinjuar me atë që ka parë në një restaurant në plazhin e Durrësit.
Ai ka dërguar një video ku shihet se në mesin e flamujve të vendosur aty nga stafi i restuarantit, është flamuri serb.
Por, siç thotë ai, nuk është vendosur ai i Kosovës.
“Përderisa flamuri i Serbisë është vendosur dhe ai i Kosovës jo, atëherë nuk po muj me e kuptu a jom në Shqipëri a jo”, ka shkruajtur ai.
Edhe ditë më parë në mediat kosovare u raportua për një incident të ngjashëm ku në këtë zonë të plazhit u shfaqën shkrime kundër Kosovës.