Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj nuk ka dashur që të komentojë zhvillimet lidhur me rastin e Sekirarës.
“Nuk dua të komentoj, ne e kemi bërë punën tonë”, tha kryeprokurori Isufaj.
Ndryshe Apeli të premten, pas ankesës së Prokurorisë Speciale, kishte vendosur ta kthente Sekiraqën në paraburgim, pasi Themelorja më 3 maj ia kishte ndërprerë masën e arrestit shtëpiak duke e lënë të mbrohej në liri.